Policia e Kosovës sot ka kryer kontroll në 15 pompa të derivateve në veri të vendit.
Lajmin për TelegramNews e konfirmoi zëvendësdrejtori i Policisë për Rajonin e Veriut, Veton Elshani.
“Inspektorët kanë kryer kontrolle dhe kanë kërkuar nga pronarët leje pune dhe dokumentacion tjetër. Janë kontrolluar tri pompa në Zubin Potok, një në Mitrovicë të Veriut, katër në Zveçan dhe shtatë në Leposaviq”, tha Elshani.
Elshani potencoi se pompat janë kontrolluar, por nuk ka pasur mbyllje.
Për një javë, institucionet e Kosovës ua vendosën drynin pesë pompave në katër komunat në veri të Kosovës./TelegramNews./