Ambasada e Kosovës në Shkup ka përgënjeshtruar sot lajmin në disa portale të Maqedonisë së Veriut, se është prononcuar lidhur me incidentin në Aeroportin e Shkupit dhe se kinse ka konfirmuar se kjo është nota e parë dërguar autoriteteve.
Në një postim në Facebook thuhet se informacioni i plasuar është i pasaktë edhe substancialisht.
Ambasada bën thirrje që të mos keqpërdoret emri i saj dhe mos të shfrytëzohet incidenti i paprecedent dhe i paligjshëm ndaj presidentes Vjosa Osmani për qëllime të politikës së brendshme në Maqedoninë e Veriut./ TelegramNews