Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka bërë apel te qytetarëve që gjatë temperaturave të larta, të kujdesen për sigurinë e ushqimit që e konsumojnë.
Nga IKSHPK thuhet se përmes ruajtjes dhe përgatitjes adekuate të ushqimit mund të parandalohen rritjet e baktereve, si dhe shmangia e helmimit përmes ushqimit.
“Në ditët me temperatura të larta, është shumë e rëndësishme që të kujdesemi për sigurinë e ushqimit që e konsumojmë. Përmes ruajtjes dhe përgatitjes adekuate të ushqimit, mund të parandalojmë rritjen e baktereve; ruajmë freskinë e ushqimit; shmangim helmimet përmes udhqimit; i ruajmë vlerat ushqyese të tij dhe mundësojmë të zgjatet afati i përdorimit të ushqimit. Kujdesi për sigurinë e ushqimit gjatë verës nuk është vetëm një zakon i mirë, por një nevojë për shëndetin dhe mirëqenien tuaj. Për më shumë informacion, ndiqni këshillat: 5 çelësat për ushqim të sigurt, një udhëzues ky i Organizatës Botërore të Shëndetësisë për sigurinë e ushqimit që për qëllim ka parandalimin e sëmundjeve të shkaktuara nga ushqimet e kontaminuara”, thuhet në njoftim./TelegramNews.com./