Ikja e të rinjve nga Kosova, Daut Haradinaj ndan rrëfimet e dy prindërve

Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), ka publikuar një video me rrëfime të dhimbshme të disa prindërve që i kanë fëmijët në mërgim.

Haradinaj në video thotë se ata jetojnë me mallë dhe në pritje.

Një i moshuar në videon që e ka publikuar Haradinaj tregon se dy djemtë e tij jetojnë jashtë Kosovës.

Ai thotë që shteti duhet të ndërtojë fabrika e të krijojë vende pune që të rinjtë të kthehen në Kosovë.

“Me i ba apel këtij populli që ata që kanë dhënë gjak në këtë luftë të mos ia humbin mundimin. Binaku i vogël dhe djali i madh janë jashtë. Pasi përfundoi lufta binaku i vogël, ka dalë. E kemi një vend qaty, nja 20-30 ari. I thashë hajde babë merrni qaty. Asfaltin e keni, rrymë po, ujë po. Hajde qaty rrini. Por mendimi i tyre…patën qef jashtë. Unë s’u prisha. Shteti duhet me maru fabrika. I ka pas 7 copa Gjakova, ia ka pas pesë copa Peja. E ka pas fabrikën e municionit Podujeva. E kur të marohen qato e të sistemohen njerëzit në punë atëherë kthehen në vatan.”, thotë ai.

Në këtë video rrëfimin për ikjen e dy fëmijëve të tij nga Kosova e ndanë edhe një burrë tjetër.

“Dy fëmijët i kam jashtë. Kanë shku për një jetë më të mirë. Pres, ndoshta në një të ardhshme të shkurtër të kthehen edhe ata. Ishalla nuk na lajnë vetë qishtu qysh kemi mbet. Kurrë s’ma ka marrë mendja. Edhe sot, a dini, e shoh si andërr qysh kanë dalë ata. Por veç çka kanë dalë për një jetë më të mirë, s;e kemi pritur askush që një ditë ka me nda dalë rinia jashtë, dhe mos të ketë një të ardhme në vendin e vet, shtetin e vet”, shprehet ai.

Në fund të videos Haradinaj bënë thirrje që të votohet ai.

“Që fëmijët të kenë të ardhme këtu, e prindërit shpresë e jetë votoni numrin 50, Daut Haradinaj.”

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews