Identifikohen shkelje në tenderin afro 4 milionësh të Ministrisë së Rozeta Hajdarit

Iniciativa për Progres, ka identifikuar shkelje procedurale me rastin e vlerësimit dhe njoftimit të palëve pjesëmarrëse në procesin e tenderimit “Ndërtimi e Infrastrukturës në Parku Industrial në Livadicë, Podujevë” aktivitet i shpallur nga Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT) më datë 05.06.2024 dhe me vlerë të parashikuar 3,882,152.00€.

Siç njofton INPO, Ministria e udhëhequr nga Rozeta Hajdari,  në cilësinë e autoritetit kontraktues (AK), ka dështuar të nxjerrë në kohë vendimin për rezultatet e vlerësimit të ofertave në këtë proces tenderimi.

Ky vendim është nxjerrë dhe publikuar pas 71 ditëve, dhe vetëm pas kërkesës së INPO-së drejtuar kësaj ministrie, pavarësisht që kjo do duhej bërë ex officio, sipas nenit 54 të Ligjit për Prokurim Publik, nenit 40 par.3 dhe 45 par.32 të Rregullores për Prokurim Publik.

“Referuar këtyre dispozitave, kurdo që një autoritet kontraktues eliminon një kandidat ose tenderues nga pjesëmarrja e mëtutjeshme në aktivitetin e prokurimit, autoriteti i tillë kontraktues duhet që menjëherë të njoftojë kandidatin ose tenderuesin me shkrim mbi këtë fakt. Njoftimi mbi vendimin e autoritetit për ekzaminimin, vlerësimin dhe krahasimin e tenderëve duhet të kryhet brenda periudhës më të shkurtër, jo më shumë se 30 ditë nga hapja e ofertave (neni 40 i Rregullores). Pas miratimit të raportit vlerësues nga ZPP, AK do të përgatitë dhe publikoj Formularin B58 Njoftimin mbi vendimin e AK në platformën e prokurimit elektronik.

Lidhur me këtë, vlerësojmë se moszbatimi efikas i procedurave të vlerësimit dhe publikimit të njoftimit krijon vështirësi për operatorët ekonomikë në njohjen e rezultateve të hapjes së ofertave dhe statusin e lëndëve të tyre. Prandaj, INPO kërkon që MINT të rishikojë këto praktika në mënyrë që të sigurojë informim të plotë për të gjitha palët e interesuara, si dhe të evitoj zvarritjen e procedurave të prokurimit”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e INPO.

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews