Qëndrim Zybës i kanë mjaftuar vetëm dhjetë minuta për të lënë shenjë në te klubi i ri Slovan Liberec, ku ka debutuar në elitën e futbollit çek.
Skuadra e tij në xhiron e parë si mysafir i Karvinës fitoi me rezultat 3-1.
Zyba asistoi pas shtatë minutash paraqitje në fushë, pasi u inkuadrua në minutën e 80-të, ndërsa asistoi për golin 3-1 të skuadrës së tij në minutën e 87-të.
Ai mori një top dhe me të parën pasoi duke e lënë sulmuesin e tij të vetëm me portierin.
Sipas SofaScore ai u vlerësua me notën 7.8, duke pasur shtatë pasime të kompletuara ng shtatë sa i tentoi, duke krijuar një rast të madh dhe një driblim.
Zyba ka nënshkruar kontratë deri në qershor të vitit 2027.