Humolli “nuk beson” se Kurti do e hap Urën e Ibrit: Kur Kurti thotë se bëhet diçka, kurrë nuk bëhet

Deputeti i pavarur Fatmir Humolli, është shprehur pesimist lidhur me atë se kryeministri Albin Kurti do ta hap Urën e Ibrit.

Humolli thotë që Kryeministri kur jep nje premtim apo thotë diçka, asnjëherë nuk bëhet ashtu, e t’ njëjtin mendim e ka edhe për Urën e Ibrit. shkruan lajmi.net.

“Unë në radhë të parë, nuk mund kurrë të besoj që kur Albin Kurti thotë bëhet diçka të bëhet ashtu siç e thotë”, u shpreh ai.

Humolli, në “Info Magazinë” tha se Kurti kishte premtuar që brenda një viti do të përfundoheshin punimet në rrugën Prishtinë – Podujevë, dhe se kjo nuk është realizuar.

“Për shembull në Komunën e Podujevës, kur është bërë fushata elektorale për zgjedhjen e kryetarit Shpejtim Bulliqit, para krejt qytetarëve ka thënë që atë vit do të kryhet rruga Prishtinë – Podujevë, dhe ende s’është kryer”, deklaroi ai.

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews