Trajneri i ekipit të Kosovës në xhudo, Driton Kuka, ka reaguar pas humbjes së Kosovës nga Rumania.
Kuka, përmes një postimi në profilin e tij në rrjetin social Facebook, ka shkruar se sportistët duhet të përkrahen edhe kur janë ën ditë të keqe.
Ai, ka kërkuar që ekipi duhet të përkrahet edhe në shumë në sfidat e ardhshme.
Postimi i tij i plotë:
Për një ditë të mirë …
Sportin merreni me sportivitet!
Rumania realisht aq sa unë e pash kishte nivel tjetër të ekipit në raport me futbollistët tanë.
Fituan me meritë.
Ne si popull e dojmë sportin e sidomos futbollin por të jemi real me mundësitë e ekipit!
Loja e ekipit tonë ishte e dobët s’ka fjalë, skuptoj shumë në pjesën e strategjisë e taktikës në futboll por mbramë diçka shkoj huq.
Sportistët tanë e ekipi në përgjithësi duhet përkrah kur janë në ditë të keqe e jo ndryshe!
Ti përkrahim edhe më shumë në sfidat e ardhshme