Hovenier: Kapërceni mosmarrëveshjet, zgjidhni çështjen e personave të zhdukur

Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier ka bërë homazhe për Ditën Ndërkombëtare të Viktimave të Zhdukjeve me Forcë.

Përmes një postimi në Facebook, Ambasada e Amerikës në Kosovë ka njoftuar se Hovenier i ka bërë nderime familjeve që janë të prekura nga viktimat e zhdukur.

“Në këtë Ditë Ndërkombëtare të Viktimave të Zhdukjeve me Forcë, iu bashkova kryeministrit Kurti dhe kolegëve të trupit diplomatik për t’i bërë nderime familjeve të pikëlluara kosovare që presin lajmet për të dashurit e tyre të humbur”, thuhet në njoftim.

Tutje thuhet se Hovenier ka bërë thirrje që të punohet së bashku për të zgjidhur rastet e personave të zhdukur.

“Ne përsërisim thirrjen tonë për institucionet dhe zyrtarët që të kapërcejnë mosmarrëveshjet e tyre dhe të punojnë së bashku për të zgjidhur rastet e personave të zhdukur”, tha ambasadori Hovenier. /TelegramNews/

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews