Hoti: Serbia do të zbatojë marrëveshjen e Brukselit vetëm nëse mbështetet për muri nga aleatët

Profesori i marrëdhënieve ndërkombëtare, Afrim Hoti, thotë se Marrëveshja Bazë e Brukselit dhe aneksi i Ohrit, janë valide dhe me fuqi obligative, pavarësisht se kryeministri i Serbisë, Millosh Vuçeviq rishtaz e mohoi të njëjtën dhe zbatimin e saj. Sipas profesorit Hoti, Serbia do të pranojë të zbatojë marrëveshjen e Brukselit vetëm nëse mbështeten për muri nga aleatët ndërkombëtarë.

Hoti thotë se vendimi i Bashkimit Evropian për heqjen e vizave për qytetarët serbë të Kosovës që kanë pasaporta ilegale, ka qenë i gabuar dhe mund të sjell pasoja për integrimin e tyre në Kosovë. Ai flet edhe për emërimin e përfaqësuesit të ri të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Aleksandër Kasanof, rrugën euro-integruese të Kosovës në Bashkimin Evropian, anëtarësimin në Këshill të Evropës, si dhe diplomacinë kosovare gjatë qeverisë Kurti.

“Është dëshmuar se Serbia mund të pranojë të zbatojë marrëveshje ndërkombëtare vetëm në ato raste kur do të mbështetët për muri dhe të përballet me një forcë të fuqishme të cilës nuk mund t’i rezistonte. Çështja e nënshkrimit të marrëveshjes është e rregulluar me Traktatin e Vjenës. Janë disa mënyra që e mundësojnë hyrjen e një marrëveshje ndërkombëtare në fuqi, në mesin e së cilës është edhe marrëveshja e Brukselit dhe aneksi i Ohrit. Për këtë ka insistuar edhe pala serbe që mos të ketë dokument të nënshkruar sepse do të ishte një argument i fuqishëm për konsumin e brendshëm të tyre. Në dritën e së drejtës ndërkombëtare, këto marrëveshje janë akte ndërkombëtare me fuqi obligative. Ndërkohë, ngecja dhe mangësitë e saj reflektojnë në zbatimin e saj nga akterët zbatues siç është Bashkimi Evropian…Çështja e marrëveshjes është e përmbyllur. Letra e zonjës Bërnabiq dhe kërkesa e zotëri Kurti që marrëveshja të nënshkruhet bie në ujë të paktën në funksion të raportit me marrëveshjen e Brukselit dhe aneksin e Ohrit. Çështjet të tjera janë krejtësisht politike”, thotë ai per KP.

Ai deklaron se pavarësisht ndryshimit të emisarit të ShBA-së për Ballkanin Perëndimor, qasja do të jetë e njëjtë sa i përket normalizimit të marrëdhënieve Kosovë-ShBA-së.

Megjithëkëtë, Hoti shton se raportet ndërmjet kryeministrit Albin Kurti dhe ShBA-së, kanë pësuar tronditje të mëdha.

“Shqetësimin tim kryesor për pozicionin e Kosovës kundrejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Zotëri Escobar ka qenë një diplomat shumë i shkathtë me reputacion të jashtëzakonshëm dhe pozicion dashamirës për vendin. Në këtë drejtim mendoj se e njëjta linjë do të vazhdohet tutje. Fundja e fundit në politikë dhe diplomaci asnjëherë nuk flitet me ekuacione lineare por linjat apo trajektoren e zhvillimit mbajnë balanca në rajon…Jo luhatje por ka pasur tronditje (raporti Kosovë-ShBA). Kjo është shqetësimi kryesor për diplomacinë tonë të deri tanishme”, thekson Hoti.

Profesori i marrëdhënieve ndërkombëtare, thekson se heqja e vizave për qytetarët serbë të Kosovës që kanë pasaporta ilegale nga Serbia, ka qenë vendim i gabuar nga Bashkimi Evropian.

“Një vendim i tillë s’ka siç të shihet përveç me një dioptri negative. Po flasim për një realitet jo ekzistent. Një realitet që fatkeqësisht në kuptimin formal edhe sot e kësaj dite vazhdon të qëndrojë i tillë, ndërkohë rrethanat në kuptimin faktit kanë ndryshuar rrënjësisht dhe se një veprim i tillë nuk do të duhej të merrej nga Bashkimi Evropian….Ky do të ketë efekt negativ sepse ndoshta jo që të stopojë por mund të ngadalësojë dhe ushqejë shpresat e qytetarëve serbë të Kosovës që edhe me tutje të kenë një lidhje me Serbinë”, deklaron Hoti.

Duke folur për anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës, Hoti thotë se përfshirja në agjendë të Këshillit të Ministrave do të bëhet vetëm kur do të ketë hapa konkret për themelimin e Asociacionit.

“Situata dhe rruga është krejtësisht e qartë. Kosova do të futet në Këshillin e Evropës vetëm kur do të dërgon statutin në Gjykatën Kushtetuese. Kushtet formalo-jurdiike janë të panegociueshme, ashtu siç ka qenë edhe çështja e pronës së Manastirit”, thekson ai.

Në anën tjetër, profesori Hoti është kritik ndaj ministres së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla. Sipas tij, gjatë mandatit të saj kryediplomatja s’ka sjell asnjë njohje të re dhe as anëtarësim në organizata ndërkombëtare.

“Kryediplomatja kosovare, të paktën nga ajo sa është parë në perspektiv gjatë këtij mandati s’ka treguar ndonjë rezultat. Madje, në pikëpamjen time është injoruar nga faktori i brendshëm por gjithsesi edhe nga ato ndërkombëtare. Mbi këtë bazë s’kam pa asnjë gjë interesante për diplomacinë tonë. Po ashtu edhe mungesën e hapësirës së nevojshme për të kryer mandatin si kryediplomate”, përfundon Hoti.

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews