Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, së bashku me Driotn Selmanajn, Rrezarta Krasniqin dhe Isa Fejzullahun, kanë bërë nderime në shtatorin e djaloshit të vrarë në luftën e fundit në Kosovë, Leotrim Ahmetit.
Hoti shkroi në Facebook: “Leotrim Ahmeti është një dëshmi e ngjarjeve të luftës në Kosovë. Ai ishte vetëm 7-vjeçar kur humbi jetën nga plagët e marrë nën regjimin serb.
Familja Ahmeti është simbol i sakrificës më të madhe për liri.”