Hezbollah thotë se ka qëlluar me raketa drejt qyteteve Haifa dhe Krayot në Izraelin verior, duke thënë se kishte lançuar “një seri të madhe raketash”.
Ushtria izraelite gjithashtu tha se 85 raketa janë lëshuar nga Libani, dhe shumica e tyre u përgjuan, por “disa përplasje u zbuluan në zonë”, transmeton Telegram News.
Shërbimi i ambulancës Magen David Adom i Izraelit thotë se një grua 70-vjeçare ishte plagosur. Media izraelite raportoi gjithashtu se një ndërtesë në Kiryat Yam në Haifa ishte dëmtuar.
Haifa, qyteti i tretë më i madh i vendit, ka një popullsi prej rreth një çerek milioni. U godit dje për herë të parë në gati 20 vjet. /TelegramNews/