Bekim Haxhiu, deputet i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), tha se Qeveria e udhëhequr nga Lëvizja Vetëvendosje ka ardhë në pushtet me premtime tjera, por tani i shohim me afera korruptive të niveleve të larta.
Deputeti Haxhiu tha se është e palogjikshme që një parti vjen në Qeveri me program të majtë, e pastaj e shuan Ministrinë e Mirëqenies Sociale.
“Është e palogjikshme që në pushtet vjen një parti me program të majtë dhe kur vjen e shuan Ministrinë e Mirëqenies Sociale. Qysh në hap të parë është parë se krejt çka kanë folë në opozitë dhe në fushatë elektorale kanë qenë mashtrim. Pra, për t’i mashtruar qytetarët, për t’ia marrë votat ndërsa sot po shohim afera korruptive të niveleve më të larta milionëshe dhe këta nuk e qajnë hallin asnjëherë për këto shtresa nga të cilat i kanë marrë votat”, tha Haxhiu në emisionin “Tempus”.
Ai shtoi se është e padrejtë që ata që kanë vazhduar të punojnë në regjimin e Millosheviqit, gëzojnë benificione nga Ligji për kontributpaguesit, ndërsa ata që e kanë bojkotuar këtë regjim nuk përfitojnë.