Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka njoftuar se në gjashtë komuna janë themeluar zyrat mobile për ofrim të ndihmës juridike falas.
Haxhiu në Facebook tha se sot ka nënshkruar vendimin për themelimin e gjashtë zyrave mobile në komunën e Podujevës, Klinës, Vushtrrisë, Lipjanit, Shtimes dhe Rahovecit.
“Themelohen në 6 (gjashtë) komuna zyrat mobile për ofrim të ndihmës juridike falas Sot kam nënshkruar vendimin për themelimin e gjashtë zyrave mobile në komunën e Podujevës, Klinës, Vushtrrisë, Lipjanit, Shtimes dhe Rahovecit për t’ju ofruar kështu qytetarëve qasje direkte në ndihmën juridike falas përmes këtyre zyrave. Shtrirja e ndihmës juridike falas, qasja në drejtësi dhe mundësitë e barabarta për qytetarët janë qëllim i yni andaj hapja e këtyre zyrave është një hap shumë i rëndësishëm për plotësimin e tyre”, tha Haxhiu./TelegramNews./