Bogujevci ia ndalë mikrofonin Haxhiut, ajo e lëshon sallën e Kuvendit

Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Saranda Bogujevci, në seancën e sotme në Kuvendin e Kosovës ia ndali mikrofonin ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu.

E më pas ministrja Haxhiu lëshoi sallën e Kuvendit, shkruan TelegramNews.

Bogujevci kërkoi që ministres t’i ndalet mikrofoni, pasi që kjo e fundit derisa ishte duke u përgjigjur në lidhje me pyetjen e deputetes, Labinot Demi-Murtezi, iu kundërpërgjigj edhe komentit të deputetit të PDK-së, Hisen Berishës.

“Më lejoni të përgjigjem gjegjësisht ndaj komentit të deputetit Hisen Berisha. Nënkryetare e Kuvendit, të lutem! Nuk është e drejtë që në Kuvendin e Kosovës të ketë manipulime, deputeti Hisen Berisha i ka bërë dy pyetje, por i ka tërhequr, unë e kam edhe letrën që e ka dërguar, dhe në të cilën thekson se i tërheq pyetjet, andaj unë nuk kam faj që deputetët e opozitës i bien pishman”, tha Haxhiu.

Teksa Bogujevci iu drejtua ministres me “zonja, Haxhiu, të lutem duhet vetëm pyetjes t’i përgjigjesh. Zonja Haxhiu nuk kemi të drejtë të komentoni, regjia ju lutem ia ndalni fjalën”.

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews