Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, kërkon seancë të jashtëzakonshme urgjente në Kuvendin e Kosovës për të diskutuar sigurinë në burgjet e vendit.
Kjo kërkesë bëhet pas deklaratës së ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu, lidhur me pretendimet se Serbia ka hyrë në burgjet e Kosovës.
Ministrja e Drejtësisë, në lidhje me rastin e arratisjes së Faton Hajrizit, ka thënë se arratisjet po ndodhin drejt territorit të Serbisë, duke insinuar se këto janë organizuar dhe lehtësuar nga grupe kriminale të lidhura me pushtetin në Serbi. Ministria ka sugjeruar se kjo organizatë mund të ofrojë mbrojtje për personat e kërkuar nga autoritetet e Kosovës.
Haxhiu argumenton për rritjen e masave të sigurisë në burgjet e Kosovës si përgjigje ndaj kësaj situatë.