​Hashani: Ekonomia e vendit ka ngecur në nivel zhvillimi të pasluftës

Drejtori ekzekutiv i Institutit Riinvest, Alban Hashani ka deklaruar se ekonomia e Kosovës fatkeqësisht ka ngecë në një nivel zhvillimi i cili pak a shumë është në trendet e pas luftës. Ai derisa ka kërkuar nga qeveria që të ndërhyje urgjentisht duke krijuar një mjedis të barabartë që të operojnë bizneset, thotë se shqetësuese për vendin mbetet edhe ulja e investimeve kapitale.

Hashani thotë se pavarësisht normës së rritjes ekonomike, vendi ka ngecur me një grackë, dhe nuk po arrihet të adresohen problemet e rëndësishme që ka Kosova. Derisa kërkon nga institucionet që të përkahin më shumë sektorin prodhues, në këtë drejtim të fuqizohet edhe ekonomia e Kosovës.

“Ekonomia e Kosovës fatkeqësisht ka ngecë në një nivel zhvillimi, i cili është pak a shumë në trendët e pas luftës. E kjo normë e rritjes ekonomike, edhe pse është më e madhe se vendet tjera të rajonit, është e pamjaftueshme për t’i adresuar problemet e rëndësishme që Kosova ka. Jemi me një grackë të vendit me të ardhura mesatare që nuk po arrimë të dalim prej kësaj gracke dhe fatkeqësisht nuk po arrimë të mobilizojmë investime të mjaftueshme qoftë prej sektori publik, i cili e ka ekzekutimin e investimeve kapitale relativisht të ulët, e kjo drejtpërdrejt ndikon edhe te sektorët ku qeveria është blerës i rëndësishëm, por edhe investimet te vet sektori privat, të cilat do të mund të rrisnin investimet në ata sektorë në të cilët Kosova ka më shumë nevojë në këtë rast prodhimi, për të përmirësuar disa disbalance makroekonomike me të cilat përballen”,deklaron Hashani.

Duke folur për ekonominë e vendit, Hashani derisa tregon se çfarë hapa duhet të ndërmerr qeveria, shton se në vitet e fundit është se ka një rritje të përpjesës së buxhetit, i cili është transfer dhe subvencionim, ndërsa ulje të investimeve kapitale edhe në nivel të planifikimit.

“Qeveria mund të ndërhyjë në dy mënyra, e para është duke krijuar një mjedis të barabartë që të operojnë bizneset. Pra, ku ka siguri edhe juridike dhe institucionale, pra, ka parashikueshmëri, bizneset e dinë çka të presin prej institucioneve. Dhe e dyta kur qeveria i kanalizon mirë dhe në mënyrë efikase investimet që i ka në dorë të veta. Çka kemi vërejte në vitet e fundit është se ka një rritje të përpjesës së buxhetit, i cili është transfer dhe subvencionim, ndërsa ulje të investimeve kapitale edhe në nivel të planifikimit. Kjo mandej po zvogëlohet edhe më tej kur po arrin tek ekzekutimi. Pra, investimet kapitale edhe pse planifikohen ato nuk po ekzekutohen, këto janë gjitha mjete financiare që ishin fut në qarkullim edhe për rrjedhojë kishin përmirësuar edhe qarkullimin e bizneseve”, shprehet Hashani.

Në anën tjetër, Hashani nënvizon se edhe masat e vendosura nga Bashkimi Evropian ndaj Kosovës që vazhdojnë të jenë akoma në fuqi po i bëjnë dëme ekonomisë së vendit, pasi sipas tij, dërgojnë sinjale jo të mira tek investitorët tjerë.

“Masat që janë të vendosura prej BE-së, tashmë është bërë më shumë se një vit që ende janë në fuqi. Ato kanë ndikim edhe të drejtpërdrejt, për arsyeje se pezullohen një pjesë e programeve kornizë përmes të cilave BE ndihmon dhe mbështet projektet në Kosovë. Por, dëmi më i madh që vjen prej këtyre masave është se ato dërgojnë sinjale jo të mira tek investitorët tjerë, për faktin se një vend i cili është nën masa të BE-s, sigurisht se analizohet edhe më tutje prej investitorëve potencial në Kosovë. Vendosja e masave sigurisht se ka qenë e padrejtë, marrë parasysh gjithë kontekstin politik, mirëpo më problematike është fakti se ato po vazhdojnë të mbesin në fuqi”, thotë Hashani.

Për të përmirësuar situatën në klimën e të bërit biznes, Hashani thotë se duhet të insistohet që të ulet sa më shumë informaliteti dhe evazioni fiskal, e po ashtu edhe përmirësimi i sistemit gjyqësor.

“Duhet të insistohet që të ulet sa më shumë informaliteti dhe evazioni fiskal për arsyeje se ato sipas studimeve që në vazhdimësi i bëjmë me sektorin privat, rezultojnë të jenë burim i rëndësishëm i konkurrencës së pandershme në treg dhe për rrjedhojë kjo krijon një mjedis në të cilin bizneset ose hezitojnë të investojnë, ose thjesht edhe ato fillojnë të përdorin masa të njëjta që t’i ikin tatimit ose të kontribuojnë në rritjen e informalitetit. E dyta, është përmirësimi i sistemit gjyqësor për arsyeje se në një mjedis ku nuk zbatohet me efikasitet kontratat, rritet pasiguria e operimit, dhe rritet kjo, edhe tkurren investimet, por edhe dekurajohen investitorët potencialisht të jashtëm”,përfundon Hashani./kp

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews