Haradinaj: Reçaku do të marrë drejtësi – bashkëluftëtarët në Hagë do të lirohen

Kandidati për deputet nga e Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, bashkë me dy kandidatët për deputetë, Mensur Neziri dhe Kushtrim Xhemaili, kanë vizituar kryetarin e OVL-UÇK dega në Shtime, Isak Musliu.

Kështu ka bërë të ditur vetë Haradinaj përmes një postimi në Facebook.

“Bashkë me kryetarin e degës së Aleancës në Shtime, Mensur Neziri dhe me miqtë e mi Arton Demhasaj dhe Kushtrim Xhemaili, kandidatë për deputetë, takuam kryetarin e sapozgjedhur të OVL-UÇK në Shtime, Isak Musliu, si dhe kolegët e tij nga strukturat e sapozgjedhura. Janari gjithmonë na rikujton tragjedinë më të madhe, aktin më makabër të Serbisë – masakrën e Reçakut. Diskutuam për kërkesat dhe nevojat e veteranëve, të cilat janë të një rëndësie dhe urgjence të menjëhershme. U garantuam mbështetje të pakompromis për të gjithë veteranët”, ka thënë Daut Haradinaj.

Haradinaj ka shtuar se legjislatura e ardhshme të jetë më e zëshme rreth trajtimit dhe akuzave në Gjykatën Speciale.

“Ajo që u vërejt gjatë takimit ishin kërkesa shumë të arsyeshme dhe besoj që me vendosmërinë tonë do të ndodh plotësim-ndryshimi i Ligjit për Veteranët. Po ashtu u dakorduam që legjislatura e ardhshme të jetë më e zëshme rreth trajtimit dhe akuzave në Gjykatën Speciale. Parlamenti është vendi që i dha mandat kësaj gjykate dhe Parlamenti është vendi ku duhet kërkohet llogari. I kuptoj ata që e votuan këtë Gjykatë por ka prej atyre që nuk e votuan dhe janë të gatshëm ta ngrisin zërin e së vërtetes”, është shprehur Haradinaj.

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews