Haradinaj për Krishtlindje viziton Pal Lekajn dhe ish-bashkëluftëtarin, Nik Hiseni

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se për Krishtlindje ka vizituar deputetin Pal Lekaj në shtëpinë e tij, si dhe bashkëluftëtarin e tij, Nik Hiseni në Nec.

Në një postim në Facebook, ai u ka uruar Krishtlindjen të gjithë besimtarëve katolikë.

“Gëzimi i festës së Krishtlindjeve më solli në Novosellë, në shtëpinë e mikut dhe bashkudhëtarit politik, deputetit Pal Lekaj dhe në shtëpinë e bashkëluftëtarit tim Nik Hiseni në Nec. Tradita e festimit të Krishtlindjeve në familjet tona është dëshmi e harmonisë dhe vlerave të përbashkëta që na bashkojnë si komb”.

“Kjo ditë e shenjtë na kujton se fuqia jonë qëndron në unitetin dhe respektin e ndërsjellë, vlera këto që i kemi ruajtur dhe kultivuar brez pas brezi. Për shumë mot Krishtlindjet të gjithë besimtarëve katolikë!”, ka thënë Haradinaj.

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews