Haradinaj: Në mbrojtje të Kosovës me çdo çmim, aleanca me SHBA-të përgjigja më e mirë ndaj Rusisë e Serbisë

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka reaguar sërish për sulmin ndaj Iber Lepencit, duke e quajtur me përmasa terroriste ndaj infrastrukturës së ujit në veri, njëherit që shënon aktin më barbar kundër Kosovës në krejt periudhën e pasluftës dhe është sulm i drejtpërdrejtë ndaj popullit të Kosovës.

Ai thotë se Aleanca me SHBA-të është përgjigja më e mirë ndaj Rusisë dhe satelitit të saj, Serbisë.

Haradinaj ka kërkuar hetim ndërkombëtar.

Postimi i tij i plotë:

Në mbrojtje të Kosovës, me çdo çmim!

Sulmi i mbrëmshëm me përmasa terroriste ndaj infrastrukturës së ujit në veri, shënon aktin më barbar kundër Kosovës në krejt periudhën e pasluftës dhe është sulm i drejtpërdrejtë ndaj popullit të Kosovës. Ai për cak ka pasur nxjerrjen jashtë funksionit të dy segmenteve jetike, furnizimin me ujë dhe energji, me qëllim shkaktimin e një krize me përmasa të paparashikueshme. Skenarë të tillë sot shohim veç në agresionin rus ndaj Ukrainës.

Prandaj sot, përpos dënimit me forcë ndaj këtij sulmi terrorist, gjithë energjitë tona duhet të fokusohen në zbulimin dhe kapjen e kriminelëve dhe në zbardhjen e skenarëve për destabilizimin e Kosovës. Për këtë qëllim e kemi të domosdoshme edhe ndihmën e partnerëve strategjikë të sigurisë, apo një hetim ndërkombëtar.

Situata e krijuar është shumë më serioze se një luftë hibride, apo propagande kundër opozitës, medias e analistëve, siç po provon ta devijojë Kryeministri. Sulmet me përmasa agresioni kundër vendit tënd, nuk janë kalkulator për vota.

Në mbrojtje të Kosovës, me çdo çmim!
Aleanca me 🇺🇸 është përgjigja më e mirë ndaj Rusisë dhe satelitit të saj, Serbisë!

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews