Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka pritur në takim ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves.
Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj ka bërë të ditur se gjatë takimit është diskutuar për zhvillimet politike si dhe për angazhimin e AAK-së.
“Gjatë takimit zhvilluam diskutim përmbajtësor për aktualitetet politike në vend, si dhe e njoftova për angazhimin e Aleancës në këtë periudhë”, ka shkruar Haradinaj.
Haradinaj tha se e ka falënderuar ambasadorin për kontributin dhe konsolidimin e Kosovës.
“Ambasadorin Hargreaves e falënderova për kontributin e vazhdueshëm të Mbretërisë së Bashkuar në çlirimin dhe konsolidimin e shtetit të Kosovës”, ka shtuar Haradinaj. /TelegramNews/