Haradinaj kishte kërkuar të njoftohet me kriteret e përdorura për emërimin e Jakup Krasniqit zv.komandant të UÇK-së

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë pas përfundimit të dëshmisë se dëshmitarit të 77-të, sot ka rifilluar dëshminë e tij dëshmitari i 75-të i ZPS-së, Bislim Zyrapi në rastin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

Edhe sot, dëshmitari Zyrapi është duke u përgjigjur në pyetjet e mbrojtjes së Krasniqit përmes avokates Venkateswari Alagnedra. Ajo e pyeti dëshmitarin për një dokument në të cilin thuhej se Ramush Haradinaj kishte kërkuar të informohej për kriteret që janë përdorur për emërimin e Jakup Krasniqit si zëvendëskomandant i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Pas një ftese të marrë me emrin e Jakup Krasniqit, gjeja e parë që ai (Ramush Haradinaj) e ve në diskutim është të kërkoj kriteret për emërimin e Jakup Krasniqit si zëvendëskomandant i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së. …Kërkoj të njoftohen komandantet e zonave, ose unë si komandat i zonës se caktuar, me kriterin e caktimit të kuadrit komandues pranë Shtabit të Përgjithshëm, konkretisht kërkoj të di për kriterin e emërimit të Jakup Krasniqit zëvendëskomandant i Shtabit të Përgjithshëm”, tha avokatja Alagnedra.

Lidhur me këtë, dëshmitari Zyrapi tha se është një raport që janë kërkuar kriteret.

Pas kësaj, avokatja Alagnedra kërkoi që ky dokument që mbanë numër U009- 1991 deri 1992 të pranohet si provë materiale, dokument i cili edhe u pranua.

Ndryshe, Zyra e Prokurorit të Specializuar, më 30 shtator 2022 ka dorëzuar aktakuzën e konfirmuar të ndryshuar ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, e cila përbëhet nga dhjetë pika me akuza, ku këta të fundit ngarkohen për krime lufte e krime kundër njerëzimit.

Më 29 prill 2022, Zyra e Prokurorit  të Specializuar kishte dorëzuar një aktakuzë të ndryshuar ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit, ku pretendohet se katër të akuzuarit kanë kryer krime lufte edhe në Gjilan, Budakovë e Semetishtë.

Më 9 nëntor të vitit 2020, në paraqitjet e tyre të para, Jakup Krasniqi e Hashim Thaçi janë deklaruar të pafajshëm për akuzat që u vihen në barrë. Njëjtë është deklaruar edhe Veseli në paraqitjen e tij më 10 nëntor, sikurse edhe Rexhep Selimi më 11 nëntor.

Aktakuza ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit është konfirmuar më 26 tetor 2020.

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews