Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës(AAK), Ramush Haradinaj, ka bërë homazhe pranë shtatores së heroit të kombit, Zahir Pajaziti në Prishtinë në ditëlindjen e tij të 62-të.
Me këtë rast Haradinaj tha se tashmë është bërë traditë që të nderohen heronjtë, duke e quajtur Zahir Pajazitin ndër bashkëluftëtarin më të zot dhe themeluesin e UÇK-së.
Sipas tij, porosia që duhet t’i përcjell të gjithë është që që sakrifica për liri është e përjetshme.
“Është traditë tani në ditëlindjen e komandantit, Zahir Pajaziti që është edhe themelues i UÇK-së një ndër bashkëluftëtarët më të zot të nderojmë për ditëlindjen e tij këtu pranë shtatores me porosinë që sakrifica për liri është e përjetshme dhe nderim ndaj atyre që kanë bë sakrificë po ashtu do të jetë i përjetshëm”, ka thënë Haradinaj.