Deputeti i pavarur, Haki Abazi, që ka qenë pjesë e Lëvizjes Vetëvendosje, ka deklaruar se problemi mes Albin Kurtit dhe Liburn Aliut është i hershëm.
Aliu nuk u pajtua me Kurtin për njëanshmërinë në zgjedhjet e Luginës së Preshëvës.
Sipas Abazit në Lëvizjen Vetëvendosje është vetëm një njeri i rëndësishëm, Haki Abazi.
“Aty ka vetëm një njeri të rëndësishëm është Kurti dhe askush tjetër. Në LVV nuk ka njeri të dytë”, ka deklaruar ai në “Pressing“.
“Problemi me Liburnin është shumë më i hershëm realisht, ideja që përplasja ka ardhur si rezultat i një mosdëgjuesmërie të Liburnit ndaj dorës autoritare ndaj kurtit”, ka thënë Abazi.