Një shtetas nga Mali i Zi ka njoftuar Policinë e Kosovës se persona të panjohur në Ferizaj i kanë vjedhur naftë nga mauna e tij.
Në raportin 24-orësh thuhet se të dyshuarit e kishin sulmuar fizikisht viktimën, derisa i njëjti ka kërkuar edhe tretman mjekësor.
Bëhet e ditur se të dyshuarit gjenden në arrati, teksa rasti është duke u hetuar nga Policia.
“VJEDHJE GRABITQARE- Fsh. Bibaj, Ferizaj / 11.08.2024 – 02:50. Viktima mashkull shtetas i Malit të Zi ka njoftuar policinë se dy persona të panjohur i kanë vjedhur naftë nga mauna që ishte duke e drejtuar, po ashtu të dyshuarit e kanë sulmuar fizikisht duke i shkaktuar edhe lëndime trupore. Viktima është dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa të dyshuarit pas kryerjes së veprës janë larguar nga vendi i ngjarjes me një veturë. Lidhur me rasti është njoftuar prokurori. Rasti në hetime”, thuhet në raport. /TelegramNews.com.