Një grua është plagosur me armë zjarri gjatë mëngjesit të sotëm në Fushë-Kosovë.
Gruaja është dërguar në Qendrën Emergjente të QKUK-së.
Për gjendjen e saj ka folur për Telegram News, drejtori i Emergjencës, Naser Syla.
“Janë kryer ekzaminimet e nevojshme dhe intervenimet. Ende është në observim në Qendren Emergjente. Ta shohim më vonë për transfer”, tha Syla.
Ndërkaq rastin e plagosjes për TelegramNews e konfirmoi zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.