Gjykata Supreme e refuzon aktakuzën e Prokurorisë ndaj Naser Osmanit e Atdhe Gashit

Gjykata Supreme e refuzoi aktakuzën e Prokurorisë ndaj Naser Osmanit e Atdhe Gashit për veprën penale të shpërdorimit në rastin e Fondit së 3%.

Supremja e ndryshoi aktgjykimin e Gjykatës së Prishtinës të datës 23.06.2023 dhe Gjykatës së Apelit të datës 19.12.2023.

Në aktgjykimin e Supremes thuhet se Prokuroria kishte kërkuar që kërkesat e tilla të refuzohen si të pabazuara.

Në vendimin e marrë nga gjyqtarët Mejreme Memaj, kryetare, dhe ,anëtarët, Valdete Daka dhe Rasim Rasimi thuhet se për të vlerësuar afatin e arritjes së parashkrimit të ndjekjes penale është dashur të vlerësohet se cili ka qenë veprimi i fundit inkriminues eventual i tashmë ish të akuzuarve, e që në rastin konkret është tërheqja e fundit e parave, e cila sipas ekspertizës financiare të pranuar nga gjykatat e përmendura është data 20.03.2012.

Supremja ka vlerësuar se Gjykata e Prishtinës dhe Apelit kanë dështuar të konstatojnë veprimin e fundit ani pse grupi i ekspertëve ka dhënë sqarime të sakta lidhur me këtë fakt.

Naser Osmani dhe Atdhe Gashi në aktgjykimin e parë ishin shpallur fajtorë dhe ishin obliguar që dëmin prej 255,398,41 euro të kompensonin në mënyrë solidare nda buxhetit të Kosovës.

Gjykata e Apelit e kishte ndryshuar vetëm lartësinë e dënimit, duke i dënuar të njëjtit me nga 18 muaj burgim.

Kundër këtyre dy aktgjykimeve kërkesë për mbrojte të ligjshmërisë kishin ushtruar avokati Florent Latifaj, mbrojtës i Naser Osmanit dhe avokati Halit Shaljani, mbrojtës i Atdhe Gashit.

Prokuroria Speciale aktakuzën ndaj Bujar Bukoshit, Naser Osmanit dhe Atdhe Gashit e kishte ngritur gjatë vitit 2017.

Ata akuzoheshin për keqpërdorimin e Fondit të 3%”-shit, i cili ishte formuar nga kontributet e bashkatdhetarëve kosovarë, me qëllim të organizimit të jetës institucionale në Kosovë gjatë viteve ’90–ta.

Për shkak të gjendjes shëndetësore të Bujar Bukoshit, procedura gjyqësore ndaj tij ishte veçuar dhe kishte vazhduar ndaj ish-deputetit të LDK-së, Naser Osmani dhe Atdhe Gashit.

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews