Është arrestuar një person në Stravuqinë të Suharekës pasi i njëjti ka gjuajtur me armë në një aheng familjar.
Përmes një njoftimi në Facebook, Policia ka bërë të ditur se nga i dyshuari janë sekuestruar një pistoletë dhe një karikator.
“Patrulla policore me urgjencë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka lokalizuar të dyshuarin A M (viti i lindjes 1981 mashkull, kosovar shqiptar, tek i cili janë gjetur dhe sekuestruar ne cilësinë provave materiale një armë: Një pistoletë dhe një karikator”, thuhet në njoftim.
Ndërkaq A.M me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë.
“Rasti iniciohet “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve””, thuhet tutje në njoftim. /TelegramNews.com.