Ardian Gjini nga AAK është shprehur pesimist se Kosova do shtrijë sovranitetin e plotë në veri të vendit.
Sipas tij, shkak për këtë është të qenit kundër Amerikës, kundër NATO-s dhe Evropës.
”Gjithmonë duhet të ekzistojnë njerëz në Kosovë, të cilët insistojnë me tregu atë që e besojnë pavarësisht se a mundet me qenë popullore një moment të caktuar ose jo”.
”Besoni që atyre njerëzve gjithmonë ju del mirë”.
”Kurrë nuk besoj që Kosova mund të shtrijë sovranitet në Veri në çfarëdo varianti, duke qenë kundër NATO-s, kundër Amerikës, kundër Evropës”.
”Nuk mundet Kosova me shtri sovranitet nëse është kundër Amerikës, kundër NATO-s, kundër Evropës”.