Gjermania e bëri një tjetër paraqitje të nivelit të lartë për ta mposhtur Greqinë dhe për të avancuar me këtë rast në gjysmëfinale të Olimpiadës në basketboll.
Gjermanët ishin fantastikë në pjesën e dytë, duke fituar çerekun e tretë 23:16, ndërsa në fund fituan me rezultat 76:63.
Giannis Sina Ugo Antetokounmpo ishte më i miri në këtë ndeshje me 22 pikë, por s’mundi ta ndihmonte Greqinë që ta shmangte humben me 13 pikë.
Nga ana tjetër, Franz Wagner i realizoi 17 pikë në fitoren e gjermanëve.
Gjermania avancoi në gjysmëfinale të Olimpiadës në basketboll për herë të parë në histori të saj.
Para tri vjetësh, në “Tokyo 2020”, i cili u mbajt në vitin 2021 shkaku i pandemisë, gjermanët e kishin fituar veç një lojë.