Ministria e Punëve të Jashtme e Gjermanisë ka thënë se Projektligji i Serbisë për shpalljen e Kosovës zonë të mbrojtjes së veçantë dhe për organizimin e juridiksionit të saj në çështje penale në Kosovë shkel detyrimet e saj të Dialogut të arritura në Bruksel me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian.
Përmes një postimi në platformen “X” kjo ministri thotë se Kosova dhe Serbia duhet të zbatojnë marrëveshjen e Ohrit.
“Projektligji i Serbisë për shpalljen e Kosovës zonë të mbrojtjes së veçantë dhe për juridiksionin mbi veprat penale, shkel qartë obligimet e saj nga dialogu. I kërkojmë Serbisë që ta rishqyrtojë. Të dyja shtete, Kosova dhe Serbia, duhet të zbatojnë marrëveshjen e Ohrit të vitit 2023 pa vonesë, duke përfshirë Asociacionin e komunave me shumicë serbe”, thuhet në postim.
Nga ana tjetër të enjten Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë dhënë qëndrimin e tyre ndaj projektligjit të propozuar nga Qeveria e Serbisë për shpalljen e Kosovës si zonë të mbrojtjes së veçantë dhe për organizimin e juridiksionit të saj në çështje penale në Kosovë.