Një person në Lipjan është gjetur pa shenja jete, shkruan Telegrami.co.
Sipas raportit 24-orësh të policisë, njësitë relevante policore dhe emergjenca kanë dalë në vendin e ngjarjes ku është konstatuar vdekja e viktimës.
Derisa me vendim të prokurorit trupi i pajetë është tërhequr nga Instituti i Mjekësisë Ligjore (IML).
“Lipjan 02.07.2024-17:50. Viktima mashkull kosovar ka ndërruar jetë. Njësitë relevante policore dhe emergjenca kanë dalë në vendin e ngjarjes ku është konstatuar vdekja e viktimës. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është tërhequr nga Instituti i Mjekësisë Ligjore (IML)”, thuhet në raport.