Katër granata dore janë gjetur në fshatin Kërpimeh të Podujevës.
Rastin për Telegram News e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Ahmeti tha se Policia ka evakuar qytetarët në një perimetër të caktuar.
“Menjëherë policia ka ndërmarrë të gjitha masat e sigurisë në atë zonë. Në një perimetër të caktuar policia ka evakuar qytetarët, ndërkohë që janë angazhuar njësitet përkatëse për trajtimin e rastit të cilat në mënyrë të sigurt i kanë larguar mjetet e pashpërthyera (4 granata dore)”, tha Ahmeti. /TelegramNews/