Të paktën gjashtë palestinezë u vranë në sulmin e sotëm izraelit ndaj Gazës, raporton agjencia palestineze e lajmeve Wafa.
Wafa i referohet burimeve mjekësore që transportuan të vdekurit dhe të plagosurit në spitalin al-Awda të vendosur në Gazën qendrore.
Një sulm ajror izraelit goditi një shtëpi në perëndim të kampit të refugjatëve Nuseirat në veri të Gazës.
Një sulm i dytë vrau një palestinez pasi aeroplanët luftarakë izraelitë sulmuan njerëzit afër një xhamie në fshatin Al-Basra në pjesën veriore të qytetit të Gazës. /TelegramNews/