Gërvalla udhëton drejt Brukselit, do të flasë për sulmin që ndodhi në Zubin Potok

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka udhëtuar sot për në Bruksel, ku do të marrë pjesë në takimin e Komitetit për Punë të Jashtme të Parlamentit Evropian.

Sipas njoftimit zyrtar, Gërvalla do të paraqesë situatën aktuale të sigurisë në Kosovë, pas sulmit të Serbisë ndaj infrastrukturës kritike të Kosovës në Zubin-Potok, duke adresuar veprimet destabilizuese të vazhdueshme të Serbisë dhe domosdoshmërinë që institucionet e reja të Bashkimit Evropian të ndërmarrin masa të menjëhershme për të parandaluar përsëritjen e akteve të tilla që rrezikojnë paqen dhe stabilitetin në rajon.

Në këtë takim, ministrja do të theksojë nevojën për një qasje të re dhe më të vendosur nga institucionet e reja të BE-së, bazuar në parimet e paqes dhe stabilitetit afatgjatë.

Gjithashtu, ajo do të diskutoj edhe për rëndësinë e përshpejtimit të procesit të integrimit të Kosovës në Bashkimin Evropian si edhe mbështetjen për shtetet e Ballkanit me orientim properëndimor.

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews