Gërvalla për urën e Ibrit: Kjo urë që ka simbolizuar ndarje e përçarje për shumë vjet duhet të hapet

Ministrja e Jashtme Donika Gërvalla në konferencën për medie pas takimit me ministren e Jashtme të Finlandes, Elina Valtonen tha se vizita e sotme e kryediplomates franceze reflekton lidhjet e forta dhe të pandërprera mes Kosovës dhe Finlandës.

“Kjo vizitë reflekton lidhjet e forta dhe të pandërprera dhe bashkëpunimin e ngushtë mes dy vendeve tona, bazuar në vlerat e përbashkëta dhe në një histori miqësie dhe solidariteti”, tha Gërvalla.

Derisa theksoi se përgjatë takimit u diskutua për çështjen e sigurisë në Evropë dhe në veri të vendit,  shkruan TelegramNews.

“Një pjes e rëndësishme e diskutimeve tona u përqëndrua në sfidat aktuale të sigurisë në Evropë, agresioni rus ndaj Ukrainës dhe sjellja hegjemoniste ndaj fqinjëve e aleatëve të Rusisë në Evropë, që paraqesin kërcënim serioz për paqen dhe stabilitetibn evropian. Sundimi i ligjit është thelbësor për stabilitetin e brendshëm të Kosovës. Në takim kemi biseduar për Mitrovicën Veriore dhe urën kryesore të saj. Kjo urë e cila ka simboluar ndarje dhe përçarje për shumë vjet duhet të hapet dhe vetëm kështu ajo shndërrohet në një simbol të pajtimit dhe të bashkimit. Kosova është e përkushtuar të zbatojë sundimin e ligjit në çdo cep të territorit të saj duke garantuar të drejta të barabarta për gjithë qytetarët pavarësisht përkatësisë së tyre etnike”, tha ajo.

Gërvalla madje theksoi rëndësinë e ish- presidentit të Finlandës, Martti Ahtisari për të cilin tha se ishte kampion i paqes dhe drejtësisë.

“Sot dua të përmend një figurë të rëndësishme ish presidentin Martti Ahtisari në vitin 1999 pas vizitës së tij në Beograd, ai doli para botës dhe kumtoi lajmin e dorëzimit të regjimit të Millosheviqit dhe përfundimit të luftës e agresionit serb ndaj popullit të Kosovës. Ky moment i paharrueshëm ishte një kthesë historike për Kosovën. Presidenti Ahtisari ishte kampion i paqes dhe drejtësisë dhe trashëgimia e tij vazhdon të udhëheqë rrugën tonë drejt një të ardhme të qëndrueshme dhe demokratike”, tha Gërvalla/TelegramNews./

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews