Gërvalla: Nuk po e hapim tani Urën e Ibrit, po përgatitemi për një moment të përshtatshëm

Kryediplomatja, Donika Gërvalla, ka thënë se ura nuk po hapet tani, duke shtuar se vetëm po “përgatitet situata”.

Kështu tha Gërvalla në një intervistë për mediumin turk në gjuhën angleze “TRT World, derisa shtoi se s’ka asgjë të keqe dhe provokative në hapjen e një ure.

“Po, situata kohë pas kohe është e tensionuar, por, siç e dini, në Kosovë, në Turqi, në Sloveni, urat janë aty për të lidhur jo vetëm pjesët e qytetit, por edhe njerëzit. Pra s’ka asgjë të keqedhe provokative në hapjen e një ure. Është koha për të hapur urën dhe ne do ta bëjmë atë në një mënyrë që qytetarët e të dy pjesëve të qytetit do të jenë të lumtur që po e shohin hapjen e urës. Sepse në afërsi të asaj ure është një nga simbolet e fundit të Millosheviqit në vendin tonë”, tha ajo.

Sipas Gërvallës, ura nuk po hapet tani dhe se vetëm për kryhen disa përgatitje “për të hapur në një moment kur është e përshtatshme”.

“Nuk po e hapim tani. Ne jemi duke u bërë gati për të hapur në një moment kur është e përshtatshme për qytetin, qytetarët dhe për vendin tonë. Pra derisa po përgatitemi, ne jemi duke i bërë të gjitha çështjet teknike që janë të nevojshme, sepse kjo urë nuk është përdorur për një kohë për automjete dhe ne jemi duke i bërë të gjithë hapat teknikë. Ne jemi duke u përgatitur në takimin me qytetarët në të dy pjesët e qytetit përmes kryetarëve dhe politikanë të tjerë. Pra ne jemi duke e përgatitur situatën që hapja e urës të jetë një ditë hareje për të gjithë”  tha Gërvalla.

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews