Ministria e Shëndetësisë e drejtuar nga Hamas thotë se të paktën 41.965 palestinezë janë vrarë në sulmet izraelite në Gaza që nga 7 tetori i vitit të kaluar.
Shifrat e raportuara nga ministria nuk bëjnë dallime midis luftëtarëve dhe civilëve, shkruan Sky News.
97.590 të tjerë janë plagosur, thuhet tutje nga kjo ministri.
Kujtojmë se derisa disa zyrtarë izraelitë kanë hedhur dyshime në shifrat e ministrisë, një numër grupesh të pavarura thonë se ata kanë dëshmuar se janë kryesisht të besueshëm dhe gjerësisht në përputhje me ato të publikuara më vonë nga vetë KB dhe Izraeli. /TelegramNews/