Fshati me një gjak dhe me një mbiemër

I shtrirë rrëzë maleve dhe i mbrojtur nga erërat e ftohta veriore, fushat e gjelbërta dhe malet e bukura, janë disa nga karakteristikat që e veçojnë fshatin Shipashnicë e epërme të Kamenicës, por e veçanta e fshatit mbetet: një gjak dhe një mbiemër – DËRMAKU!

Fshati është i banuar me më shumë se 1000 banorë dhe rrjedh prej një paraardhësi me mbiemrin Dërmaku.

Themelet e fshatit
Thuhet në librin “Dërmaku” i shkruar nga Ismet Dërmaku, Hasan Dërmaku dhe Sylejman Dërmaku, se themelet e fshatit ishin në vitin 1680, në atë kohë u vendos Osmoni me familjen e tij e që është themeluesi i parë i familjës Dërmaku.Osmoni kishte edhe dy vëllezër të cilët njëri u vendos në komunën e Suharekës dhe tjetri në fshatin Dermjak të Ferizajit.

Më i moshuari i fshatit rreth të 100-tave Mehmet Dërmaku u shpreh për prejardhjen e dermakëve, ku tha “ prej Dremjakit u ardhë këtu dhe prej atina u shtu katundi dhe na ka met mbiemri Dërmaku”.
Sipas disa prej zbulimëve arkeologjike, burimeve historike dhe toponimisë së vendit, territori i Shipashnicës ka qenë i banuar qysh nga koha e fiseve ilire. Në veri të fshatit Shipashnicë, në anën e majt të lumit, gjenden themelet e një kishe të vjetër ilire. Supozohet se ajo i takon periudhës bizantine, si kishë iliro – shqiptare.
Shkolla e parë shqipe në fshatin Shipashnicë të komunës së Kamenicës, me 30 nxënës të moshave të ndryshme prej 7- 15 vjeç, e ka hapur mësuesi dhe patrioti Metush Krasniqi.

Mësimi në fillim mbahej në mejtepin e fshatit, me klasa të kombinuara dhe pa kurrfarë kushtesh, pa inventar e pa mjete mësimore. Gjatë vitit 1951 dhe 1952 u punua një objekt shkollor, e cila u ndërtua nga vetkontributi i shipashnicasëve, ishte një objekt me dy dhoma mësimi dhe me një zyrë për mësues .
Rreth gjendjes së tanishme të objektit të Mejtepit foli hoxha i fshatit Ferid Dërmaku ku tha “ tani mejtepi shfrytëzohet si odë e pritjes për rast vdekje ose për dasma që organizohen në fshat”.

Me kontributin e të gjithë fshatit u hap ambulanca shëndetësore në qershor të vitit 1989. Trupin koordinues të organizatave politiko-shoqërore e udhëhiqte profesore Halil Dërmaku, drejtor i shtëpisë së shëndetit ishte Dr. Nijazi Hoda, i cili u angazhua dhe dha kontribut në këtë fushë.

Solidariteti
Gjatë kohës së luftës në Drenicë dhe në mbarë Kosovën, gjatë viteve 1997, 1998 dhe 1999, familjarëve dhe ushtarëve të UÇK – së, ndihmë të madhe u ofruan shtëpitë e familjëve Dërmaku në Prishtinë. Në shtëpinë e Habim Dërmaku janë strehuar 13 anëtarë të familjëve Gashi nga Drenasi.
Rreth martesave ndërmjet Dërmakëve, më i moshuari i fshatit u shprehë se në fshatin e tyre nuk ka ndodhur e as nuk ndodhë ndonjë martesë në mes vete.” Në tjera katunde marim gra dhe tjerat katunde marin gra nga katundi jonë ama mes vete nuk ndodhë kurrë se jemi të një gjaku”, shtoi ndër tjerash Mehmeti.

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews