Kombëtarja e Francës ka marrë një goditje të rëndë pasi mesfushori Adrien Rabiot nuk do të jetë në dispozicionin e tyre për ndeshjen çerekfinale ndaj Portugalisë të premten.
Ylli i Juventusit do të jetë i suspenduar për këtë takim pasi u ndëshkua me karton të verdhë ndaj Belgjikës.
29-vjeçari ka qenë shumë vital për Francën duke bërë 47 paraqitje me fanellën e tyre. Ai nuk ishte pjesë e ekipit që fitoi Botërorin e vitit 2018, por ishte konsistent me paraqitjet e tij drejt finales së 2022-ës, duke humbur vetëm një ndeshje për shkak të gripit.
Euro 2024 ishte gara në të cilën ai e fitoi fanellën e titullarit, duke e nisur nga minuta e parë në çdo ndeshje të Francës. Sidoqoftë, pasi mori karton të verdhë në minutën e 24-të, ai nuk do të luajë ndaj Portugalisë.
Mesfushori i bëri të qarta ndjenjat e tij në një intervistë për RMC Sport, duke zbuluar se është i zhgënjyer me vetveten.
“Unë ndihem i neveritur që kam marrë këtë të verdhë. Unë mendoj se referimi në fillim të ndeshjes ishte paksa i limituar, por kam besimin tek djemtë në bankën rezervë dhe do të jem mbrapa tyre”, ka thënë Rabiot.
Sipas një raportimi nga ESPN, Didier Deschamps do ta zëvendësojë Rabiotin me njërin prej Eduardo Camavingas ose Youssouf Fofana.