Sipas mediave italiane, ajo është tashmë e njohur për policinë italiane, për këtë arsye i kushtuan vëmendje kur ajo u shfaq në shoqërinë e një vajze tjetër në rrugën turistike më të frekuentuar në Venecia.
Pjesëtarët e një njësie speciale të policisë italiane arrestuan një vajzë 22-vjeçare nga Bosnja dhe Hercegovina në momentin kur po përgatitej të te grabiste një turist.Sipas mediave italiane, ajo është tashmë e njohur për policinë italiane, për këtë arsye i kushtuan vëmendje kur ajo u shfaq në shoqërinë e një vajze tjetër në rrugën turistike më të frekuentuar në Venecia.
Policia tha se kishte tashmë disa urdhër-arreste për të, kryesisht për krime që ajo kreu kur nuk ishte ende 18 vjeç.
Me reagimin e shpejtë të policisë, ajo u ndalua të vidhte në minutën e fundit, dhe më pas u dërgua në stacionin më të afërt të policisë.
Duke pasur parasysh se ka shumë urdhër-arreste aktive për të, ajo u dërgua menjëherë në paraburgim, por duke qenë se është nën moshën 25 vjeç, ajo do të vendoset në një institucion korrektues për femra në Pontremola.