Florida ballafaqohet me “jetë a vdekje”, përderisa uragani “Milton” po afrohet

Banorët e Floridës së ShBA-së po nxitojnë që t’i përfundojnë përgatitjet urgjente – ose thjesht që të largohen – përderisa uragani “Milton” po i afrohet territorit tokësor në Gjirin e Tampas, që ka popullsi të dendur.

Tani për tani, “Milton”-i është stuhi e kategorisë së pestë, e shoqëruar me erë të fuqishme që e arrin shpejtësinë deri në 270 kilometra në orë. Pritet që uragani të godasë me forcën e plotë të mërkurën natën, më pak se dy javë pasi shteti ishte goditur nga uragani shkatërrues, “Helene”, raporton televizioni BBC.

“Një kategori e pestë, që është si një tornado gjigant që po vjen te ti” – i tha televizionit BBC një banor i qytetit Bradenton nga hoteli ku ishte evakuuar, në Kisssimmee.

“Nuk do të doja të jem këtu. Kjo do të jetë stuhi që e ndryshon jetën, pavarësisht se ku godet” – tha Gerald Lemus-i.

Ai ka jetuar tërë jetën në Bradenton, por tha se kurrë deri më tani nuk ishte evakuuar për shkak të ndonjë stuhie. Megjithatë, amerikani vendosi që të largohej për sigurinë e së bijës 8 vjeçe.

Guvernatori Ron DeSantis tha të martën se Florida kishte përgatitur dhjetëra strehimore jashtë zonave të evakuimit për t’u ndihmuar banorëve të ngujuar pas stuhisë “përbindësh”.

Kolona të gjata të automjeteve u formuan para pompave të karburanteve në jug të Floridës, ndërsa disa pompa mbeten pa naftë e benzinë.

Guvernatori tha se benzina po dërgohej me kamionë nëpër pompa, ndërsa po vendoseshin edhe stacione për rimbushjen e automjeteve me rrymë përgjatë rrugëve për ta lehtësuar evakuimin.

Duke folur në Shtëpinë e Bardhë të martën, presidenti Joe Biden tha se kjo stuhi mund të jetë ndër më të rëndat për Floridën në një shekull. “Evakuohuni tani, tani, tani” – iu drejtua ai banorëve të shtetit juglindor të ShBA-së.

Shtëpia e Bardhë i anuloi vizitat e planifikuara të presidentit në Gjermani dhe Angolë për t’i mbikëqyrur përgatitjet para arritjes së stuhisë dhe rimëkëmbjen pas uraganit “Helene”.

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews