Federata e Futbollit e Kosovës ka njoftuar opinionin me 20 skuadrat që do të ndahen në Grupin A dhe B në kuadër të Raiffeisen Ligës së Parë për sezonin 2024/25.
Sezonin 2024/25 në Ligën e Parë të Kosovës do të fillojë një javë pas Superligës, apo më saktë me 17 gusht.
Tashmë dihen të gjitha ekipet pjesëmarrëse në këtë sezon, ku nuk mungojnë ndryshimet.
FFK ka lëshuar një njoftim ku ka konfirmuar 20 skuadrat që do të luajnë këtë sezon në Ligën e Parë dhe ndarjen e tyre në grupe.
Në Grupin A do të jenë Besa Peja, Drenica, Istogu, Liria, Mitrovica, Rahoveci, Rilindja ’74, Trepça, Trepça ’89 dhe Vëllaznimi.
Në anën tjetër, Grupin B e formojnë 2 Korriku, Dinamo, Flamurtari, Fushë Kosova, KEK-u, Kika, Prishtina e Re, Ramiz Sadiku, Vjosa dhe Vushtrria.
Ajo çka bie në sy është huqja e FFK-së, në logon e skuadrës nga Peja, Rilindja 74, duke e zëvendësuar atë me klubin nga Prishtina, Rilindja.
Radhitja e ekipeve është me renditje alfabetike.