Ministria e Bujqësisë, ka refuzuar të mbështesë projektet e Kooperativës Bujqësore “Krusha” nga Rahoveci, të Fahrije Hotit, dhe ka subvencionuar projektin e vëllait të deputetes së Vetëvendosjes, Fitore Pacolli.
Këtë e dëshmon një dokument që ka publikuar sekretarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ku shihet se si Agjencia për Zhvillim të Bujqësisë më 1 Korrik të këtij viti ka refuzuar përkrahjen për “Kooperativën Bujqësore “Krusha” të udhëhequr nga Fahrije Hoti, e cila kishte aplikuar në projektin “Blerja e linjave të makinerive për përpunimin dhe konservimin e perimeve”.
Agjencia për Zhvillim të Bujqësisë në vendimin refuzues ka thënë se Koperativa Bujqësore “Krusha” nuk i plotëson kushtet siç përcakton Udhëzimi Administrativ Nr.14/2023 për Masat dhe Kriteret e Përkrahjes për Zhvillimin Rurarl për vitin 2023, të datës 19.10.2023.
Pas publikimi të këtij vendimi, Çitaku, thotë se qeverisja aktuale është e korruptuar materialisht, moralisht, politikisht dhe intelektualisht.
“Pra, Fahrije Hotit nga Krusha, i refuzohet projekti, e vellaut të deputetes së VV-së i ndahen 100.000 euro. Të korruptuar materialisht, moralisht, politikisht, intelektualisht”, ka shkruar Çitaku.