Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan priti të shtunën në Stamboll ministrat e jashtëm të vendeve të D8-së që po qëndrojnë në Turqi me rastin e një takimi të kësaj organizate.
Në takim morën pjesë edhe ministri i Jashtëm turk Hakan Fidan dhe kryekëshilltari për siguri dhe politikë të jashtme i presidentit turk Akif Cagatay Kiliç.
Një mbledhje e jashtëzakonshme e Këshillit të Ministrave të Jashtëm të vendeve të D8, ku u diskutua për situatën në Gaza, u mbajt të shtunën në Stamboll, raporton Anadolia.
Në takimin e grupit D8 morën pjesë ministrat e jashtëm të Bangladeshit, Egjiptit, Indonezisë, Iranit, Malajzisë, Nigerisë, Pakistanit dhe Turqisë.
Organizata D8, e themeluar në vitin 1997, synon të përmirësojë bashkëpunimin ekonomik midis shteteve anëtare.