Erdogan krahason Netaniahun me Millosheviçin, Karaxhiç dhe Hitlerin

“Turqia do të bëjë gjithçka që është e mundur për t’i mbajtur përgjegjës këta barbarë dhe këta vrasës që nuk kanë të bëjnë fare me njerëzimin”, tha Erdogan për sulmin e Izraelit në qytetin Rafa të Gazës, i cili filloi fundjavën e kaluar.

“Masakra, një ditë pas apelit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për të ndalur sulmet, tregoi edhe një herë fytyrën mizore dhe tradhtare të një shteti terrorist.”

“Ashtu si Hitleri, Millosheviçi, Karaxhiçi dhe faraonët e tjerë të historisë që admirojnë, ata nuk do të jenë në gjendje t’i shpëtojnë mallkimit,” tha Erdogan.

Autoriteti Palestinez dhe Hamasi kanë akuzuar Izraelin për kryerjen e një “masakre” duke synuar një qendër për personat e zhvendosur pranë Rafas, në rripin jugor të Gazës, ku të paktën 40 vetë u vranë dhe 64 u plagosën. Ushtria izraelite tha se objektivat ishin terroristë.

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews