Djali i ish-presidentit Hashim Thaçi, Endrit Thaçi, ka uruar Ditën e Çlirimit të Kosovës me një fotografi të babait të tij në sheshin e Prishtinës bashkë me ish-sekretaren amerikane Madeleine Albright dhe ish-presidentin amerikan, Bill Clinton.
Endrit Thaçi ka shkruar se shpreson që në vitin tjetër të festoj bashkë me ish-presidentin Thaçi për Ditën e Çlirimit.
“Nga Haga në Kosovë. Prej takimit me çlirimtarë në festën e përvjetorit të çlirimit. Këtë ditë, vitin tjetër, shpresojmë ta festojmë së bashku! Gëzuar ditëlindjen e lirisë.”, shkruajti Thaqi në rrjetin social Instagram.