Kryetari i kryeqytetit rajonal të shtetit Guerrero në Meksikë, Alejandro Arcos, u vra të dielën më pak se një javë pas marrjes së detyrës, konfirmoi guvernatori shtetëror.
Arcos-i u vra vetëm gjashtë ditë pas marrjes së detyrës si kryetar i qytetit me rreth 280 mijë banorë, që shtrihet në jugperëndim të Meksikës, raporton agjencia “Reuters”.
“Humbja e tij është zi për tërë shoqërinë e Guerreros dhe na mbush me zemërim” – tha guvernatorja e Guerreros, Evelyn Salgado, në një deklaratë të publikuar në rrjete sociale.
Zyra e prokurorit të përgjithshëm shtetëror në Guerrero tha se ishte duke e hetuar vrasjen e kryetarit.
Konfirmimi zyrtar erdhi pas qarkullimit të disa fotografive në rrjetin “WhatsApp” ku shfaqej një kokë e prerë mbi një automjet, që dukej se ishte koka e Arcos-it. Agjencia “Reuters” nuk mund ta vërtetonte në mënyrë të pavarur autenticitetin e fotografive.
Vdekja e Arcos-it vjen vetëm tri ditë pas vrasjes së sekretarit të ri të qeverisjes së qytetit, Francisco Tapia.
“Ata ishin zyrtarë të rinj e të sinqertë që synonin përparim për komunitetin e tyre” – shkroi në rrjete sociale senatori Alejandro Moreno.
Guerrero është bërë njëri nga shtetet më vdekjeprurëse meksikane për zyrtarë të zgjedhur publikë dhe për ata që synojnë poste publike, por edhe për gazetarët.
Të paktën gjashtë kandidatë për zyra publike u vranë në këtë shtet para zgjedhjeve të 2 qershorit në Meksikë.
Venció a Morena en las urnas y terminó decapitado.
Perdió #Chilpancingo @Claudiashein y @PartidoMorenaMx
Hoy el crimen organizado asesino y decapito al alcalde de Chilpancingo, Alejandro Arcos pic.twitter.com/xmEcDaYwVY
— José Díaz (@JJDiazMachuca) October 7, 2024