Në pikën kufitare në Jarinje është hequr bllokada dhe qarkullimi i veturave e udhëtarëve po vazhdon pa problem momentalisht.
Kështu konfirmoi për TelegramNews, zëvendës drejtori i Policisë për Veriun, Veton Elshani.
Në Jarinje ka qarkullim pa problem tani”, tha Elshani.
Ndërkaq, pikat kufitare në Merdarë dhe Bërnjak, vazhdojnë të jenë të mbyllura.
Ndryshe, bllokimi i pikëkalimeve kufitare në anën serbe mes Serbisë dhe Kosovës ishte paralajmëruar ditë më parë nga njerëz Serbi, si shenjë proteste ndaj zhvillimeve të kohëve të fundit në veri të Kosovës – pjesë e banuar me shumicë serbe.