Ekspozita vjen me rizgjim të vlerave kombëtare

Agjencia Shtetërore e Arkivave të Kosovës në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Arkivave të Shqipërisë, kanë hapur ekspozitën “Rizgjimi në vlerat Kombëtare, Kosova Republikë”, në të cilën janë prezantuar dokumente të demonstratave nga viti 1981.

Drejtori ekzekutiv i Agjencisë Shtetërore të Arkivave të Kosovës, Bislim Bislimi derisa ka treguar më shumë për këtë ngjarje, ka theksuar se këtu paraqiten edhe materiale që lidhen me relacionin e shtypit amerikan të vendit tonë.

“Përmes materialeve e fakteve dokumentare që gjenden në institucionet tona arkivore, që d.m.th të vërtetat burimore të pakontestueshme rikthejmë për kujtim, vlerësim e rivlerësim një pjesë të shkëmbimeve e aktiviteteve politike, mediatike, kulturore, që paraprin epokës së rizgjimit tonë që nga demonstratat e vitit 1981 e tutje deri në arritjen e lirisë sonë. Po ashtu, paraqiten materiale që lidhen me relacionin e shtypit amerikan të vendit tonë, shkrime e artikuj të botuar, dokumente të ambasadës shqiptare në Beograd dhe takimet që ndodhen ”, tha ai.

Ndërsa, Lorenc Agalliu nga drejtoria e përgjithshme e Arkivave të Shqipërisë, ka thënë se kjo ekspozitë që po prezantojnë së bashku është vetëm një copëz e gjithë sasisë të madhe dokumentare që arkivat disponojnë për historinë e Kosovës.

“Kjo ekspozitë që po prezantojmë së bashku është vetëm një copëz e gjithë sasisë të madhe dokumentare që arkivat disponojnë për historinë e Kosovës. Çlirimi i Kosovës nuk do të ishte iniciuar pa këtë ngjarje që po ekspozojmë sot, sepse pikërisht në këto data në vitet 70-81 janë nisur nder revoltat e para të popullit shqiptar të Kosovës për shpalljen e Kosovës të pavarësuar në masë”, tha ai.

Ekspozita është hapur në Bibliotekën Kombëtare në Prishtinë

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews